Mevlan Ademi: Për shkak të gjuhës, studentët shqiptar ngurojnë ta paraqesin provimin e jurisprudencës

Mevlan Ademi: Për shkak të gjuhës, studentët shqiptar ngurojnë ta paraqesin provimin e jurisprudencës

Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, duke folur për kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, tha se nuk mund të pranojë që studentët shqiptarë të testohen në një gjuhë tjetër nga ajo në të cilën kanë ndjekur arsimin.

MARKETING

Shik.mk

“Unë do të jem dakord ta jap në gjuhën maqedone, kur edhe studenti maqedonas që ka studiuar njëjtë si unë në gjuhën e tij maqedone ta jap në shqip provimin. Por atëherë tingëllon çuditshëm, tingëllon e pabazë kjo. Pse?! Sepse jemi dy popuj këtu, njëri popull është elitar dhe ne jemi klasa e dytë në Maqedoninë tonë. Nuk mund ta tolerojë unë këtë. Tani, a vlen kushtetuta vetëm për mua, kur duhet të paguaj tatime, taksa e kështu me radhë, kur duhet të paguajmë dënime, faturat e rrymës?! E kur vjen puna për të drejtat e mia, atëherë jam problem duhet t’i pyes ndërkombëtarët edhe njëherë.

Një studenti, mua kur të aplikoj për ta dhënë provimin, mua do të më shkojë një vit – dy vit për ta perfeksionuar gjuhën maqedone që të mund të hy në provim. E në vend që, unë ta jap provimin në gjuhën shqipe dhe dalëngadalë ta mësojë duke punuar, duke u zhvilluar sepse ne e dimë gjuhën maqedone, por unë të testohem, dituria ime të matet në bazë të një gjuhe të huaj, kjo nuk është e tolerueshme”, deklaroi Ademi.

MARKETING