Merr fund ankthi i Guardiolës, ylli i Man City gati për Realin

Merr fund ankthi i Guardiolës, ylli i Man City gati për Realin

Manchester City po kalon një formë fantastike.
Në pesë kampionatet kryesore europiane, Cityzens janë klubi i vetëm në garë për tre trofetë më të rëndësishëm: Champions League, Premier Leauge dhe FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolës ia doli mbanë të fitonte edhe “finalen” e parakohshme të Premier Leauge me Arsenalin. City dominoi dhe triumfoi me rezultatin 4-1.
Kevin De Bruyne ishte lojtari i ndeshjes. 31-vjeçari realizoi dy gola dhe asistoi për John Stonse në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, belgu nuk arriti ta mbyllte sfidën, pasi u largua në minutën e 80′ për shkak të një dëmtimi. Në dy sfidat e fundit ai nuk ka luajtur asnjë minutë.

Frikë te kampionët në fuqi të Anglisë, pasi sipas shtypit britanik, De Bruyne rrezikonte sfidën e parë gjysmëfinale me Realin e Madridit.

Por gjithcka është kthyer në normalitet. Mesfushori i avancuar ka kryer stërvitjen e plotë me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për Pep Guardiolën të martën. Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

City nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e Champions League dhe në anën blu të Manchesterit besojnë se ky është viti i duhur për të shkruar historinë.

MARKETING