Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Një 49-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Draçevës, pasi policia gjatë kontrollit të automjetit të tij ka gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe një peshore.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor 2026, në orën 02:25, në rrugën “Taki Daskallot” në Draçevë të Shkupit.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Renault”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte H.M. (49), nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore të bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore.

Nga MPB bëjnë të ditur se personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING