Më në fund dritë në fund të tunelit për Milanin! Pas gjashtë humbjeve, fiton ndaj Interit
Derbi i takon Milanit, një fitore me vlerë të madhe kjo e të shtunës mbrëma ndaj Interit me shifrat 1-2.
Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10-të, me anë të Pulisic. Zikaltërit provuan të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë të ndëshkojnë portën e Maignan, ishte e majta e Dimarcos në të 28-tën që ndezi festën e kampionëve të Italisë.
Të besuarit e Inzaghit morën zemër, duke mbajtur topin dhe duke e mbyllur pjesën e parë në sulm.Ndeshja, në pjesën e dytë, u bë mjaft emocionuese.
Atëherë kur skuadrat po shkonin drejt një barazimi, Gabbia “tundi rrjetën”. Milan mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, duke marrë kështu një fitore të madhe.