(VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve

(VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zgjedh kryetarin e ri. Për shefin e ri të Prokurorisë votojnë gjithsej 187 prokurorë publik në Shkup, Gostivar, Shtip dhe Manastir.

MARKETING

Shik.mk

Në garë janë 5 prokurorë, prokurorët e Prokurorisë së Lartë të Shkupit Trajçe Pelivanov, Jovan Cvetanovski, prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike Lidija Raiçeviq, prokurorët e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi.

Të drejtën e votës e realizoi edhe prokurori shtetëror Nenad Saveski, i cili përmes një deklarate për media u shpreh se ky është një proces i rëndësishëm demokratik dhe shtoi se të gjithë 5 kandidatët janë profesionistë të dëshmuar.

Nenad Saveski, prokuror shtetëror

“Ky është një proces i rëndësishëm sepse prokurorët vendosin se kush do të jetë shefi i ri i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Shpresoj që zgjedhja e bërë do të sjellë prokuror publik që do ju përgjigjet detyrave që janë para tij dhe se bashku me të do të japim kontribut parasegjithash në përforcimin e reformave, në luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsonit”.

Procesi i votimit ka nisur në 8 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 16:00. Më pas mbahet seanca e Këshillit të Prokurorëve, në të cilën do të duhet të arrijnë procesverbalet e votave, prej ku do të bëhet e ditur se kush nga 5 kandidatët ka fituar besimin e kolegëve për të ardhur në krye të kësaj prokurorie.

Deri te zgjedhja e shefit të ri erdhi pas përfundimit të mandatit të shefit aktual Islam Abazit, i cili në këtë funksion ishte zgjedhur në tetor të vitit 2022.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING