Maturantët sërish e kanë shpërndarë provimin nëpër grupet në viber

Maturantët sërish e kanë shpërndarë provimin nëpër grupet në viber

Drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime (QSHP), Biljana Mihajllovska, në deklaratë për media tha se provimi i maturës shtetërore sot në disa shkolla ka kaluar pa probleme, por në disa shkolla ka pasur probleme që ndërkohë janë zgjidhur.

Sërish ka pasur ndarje nëpër Viber grupe të testeve të gjuhës angleze dhe të matematikës.

“Kësaj radhe grupi në Viber i anglishtes kishte tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë studentë sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues”, deklaroi Mihajllovska.

Nxënësit që fotografuan provimet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u gjetën me emër e mbiemër nga grupet Viber, u hoqën nga provimi.

Po ashtu, Mihajllovska informoi se në shkollën e mesme “Mirko Mileski” në Kërçovë, prindi i një nxënësi të larguar nga provimi shtetëror për shkak të posedimit të telefonit, verbalisht i ka sulmuar vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

MARKETING