Mariçiq: Vetë do të bllokohemi nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, porositi se vetë do të bllokohemi nëse nuk votohen  ndryshimet kushtetuese. Tani, thekson, nuk është vendimi i Bullgarisë nëse do t’i hapim kapitujt e negociatave me BE-në, por varet nga ne.

“Opinioni  u lodh nga antikizimi dhe nga kontesti  me Greqinë që zgjati 10 vjet. Ne vendosëm të mos presim 10 vjet për të zgjidhur një problem. Besoni, do të ishte shumë më komode për Qeverinë, në vend që të pranojë kushte të vështira, të thotë asgjë nuk pranojmë, do ta vendosim Goce Dellçevin në vendin e Aleksandrit në shesh dhe 10 vjet do të qeverisim në atë temë” tha Mariçiqi në një intervistë për “Makfaks”.

Vetoja, thekson, në vend që të jetë në duart e Parisit, Athinës apo Sofjes, tani është tek ne dhe  varemi nga vetja.

“Kushtet janë të vështira dhe nuk është e drejtë, mos mendoni  se për ne, të cilët jemi ulur në atë tryezë dhe kemi rënë dakord nuk ka qenë e lehtë dhe e thjeshtë,   përkundrazi. Ishte shumë e vështirë, sepse e kuptuam që kushtet ishin vërtet shumë të vështira. Por, kjo ishte   mundësia e vetme, mënra e vetme për t’i filluar negociatat. Është koha për t’i njohur këto mundësi dhe t’i shfrytëzojmë. Ne në të kaluarën kemi lëshuar shumë mundësi”, tha Mariçiqi.

Sipas tij, janë të vështira kushtet për fillimin e negociatave dhe nuk është e drejtë, por, siç thotë, edhe Shqipëria gjithashtu ka pasur kushte të vështira. Ata duhej ta shpërndanin të gjithë sistemin gjyqësor dhe  nga fillimi t’i vendosin të gjithë gjykatësit në afat prej tre apo katër vite”, tha zëvendëskryeministri, duke sqaruar se shteti kishte drejtim  të drejtpërdrejtë nga BE-ja që të mos  bëhet rizgjedhje në gjyqësi pa miratimin e BE-së, sepse për atë nuk do të merrnim mbështetje.

Duke u përqendruar në periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, tha se 34 gjykata kanë filluar digjitalizimin dhe  se është zbatuar një regjistrim i suksesshë  pas 20 vitesh. Filloi të zbatohet edhe metodologjia e re për vlerësimin dhe shkarkimin e gjykatësve, ndërsa u rrit edhe buxheti i gjyqësorit dhe u rritën  pagat e gjykatësvee dhe prokurorëve.

MARKETING