Manchester United shumë afër transferimit të Neymar

Manchester United shumë afër transferimit të Neymar

Skuadra angleze Manchester United është në bisedime shumë të avancuara për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain Naymar, sipas raportimeve të fundit, transmeton Gazeta Metro.
Neymar është serioz për largimin e tij nga Franca këtë verë, tashmë 6 vite pas transferimit rekord që PSG bëri nga Barcelona për 189 milionë funte.

Një numër i skuadrave të Premier Ligës kanë shprehur interes për Neymar, por Manchester United ka arritur të avancojë me ofertën, siç raporton Mirror.

Trajneri holandez i Macheter United, Erik ten Hag, beson se Neymar do ta ndihmojë skuadrën që të ketë zhvillime edhe më të mëdha në sezonin e ardhshëm dhe se do të kërkojnë të mbyllin diferencën me fqinjët e tyre Manchester City.

Siç dihet këtë fundjavë, Manchester City ka fituar trofeun e Premier Ligës dhe është shumë afër fitimit të tre titujve duke përsëritur atë që bëri Manchester United në vitin 1999.

MARKETING