Man United gati ofertën e lartë për Araujon

Man United gati ofertën e lartë për Araujon

Manchester Unitedi është gati të bëjë një ofertë të lartë financiare për mbrojtësin e Barcelonës Ronald Aruajo.

“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim që një kohë të gjatë për 25-vjeçarin dhe e kontaktuan më 2022, por uruguaiani vendosi të qëndronte në “Camp Nou”.

Man Unitedi megjithatë ka vazhduar të ketë interesim për Aruajon dhe duan të bëjnë një ofertë të lartë financiare, pavarësisht që Bayern Munich gjithashtu ka interesim.

Sipas mediumit katalunas “Sport”, Bayern është gati të ofrojë 80 milionë euro mirëpo Unitedi do të shpenzojë edhe më shumë për ta blerë në verë.

Kontrata e Araujos skadon më 2026 dhe është në negociata për të rinovuar me Barcelonën, por nëse konsideron ofertën e Unitedit atëherë do të marrë shumë më shumë para.

Barcelona gjithashtu dëshiron ta mbajë, por kanë realizuar se nëse e shesin në verë do t’iu ndihmonte shumë për gjendjen financiare.

Man United e sheh Araujon si adekuati për ta zëvendësuar Raphael Varanen, i cili ka vendosur të largohet në verë si agjent i lirë.

Francezi do të largohet në fundin e kësaj kampanje, meqenëse s’ka aktivizuar opsionin për të vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë.

Unitedi ka vuajtur me lëndime të mbrojtësve këtë sezon, me Lisandro Martinez që ka munguar në shumë ndeshje, ndërsa e ardhmja e Harry Maguire dhe Victor Lindelof.

36-vjeçari Jonny Evans befasisht ka qenë titullar duke bërë 25 paraqitje në të gjitha garat, derisa 19-vjeçari Ëilly Kamëala gjithashtu ka zhvilluar shtatë paraqitje në Premierligë.

MARKETING