Mallorca në prag të rënies nga La Liga – Levante fiton duelin direkt për mbijetesë
Levante ka marrë fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi mposhti Mallorcan e Vedat Muriqit, me rezultat 2-0 në një duel direkt të mbijetesës në La Liga.
Me këtë humbje, skuadra e Vedat Muriqit mbetet në situatë shumë të vështirë dhe tashmë ka vetëm pak gjasa për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll në xhiron e fundit.
Mallorca do ta mbyllë kampionatin në shtëpi ndaj Oviedos, ku fitorja është obligim, por edhe ajo mund të mos mjaftojë pa gabimet e rivalëve direkt.
Në anën tjetër, Levante vazhdon të rrezikojë, por situata e tij është dukshëm më e favorshme pas triumfit ndaj rivalit direkt.
Në javën e fundit do të përballet me Betisin, skuadër që tashmë nuk ka objektiva të mëdha dhe nuk i ka të domosdoshme pikët. Gara për mbijetesë në La Liga pritet të vendoset vetëm në minutat e fundit të sezonit.

