Makraduli mohon keqpërdorimin e detyrës: Borxhet i trashëgova

Makraduli mohon keqpërdorimin e detyrës: Borxhet i trashëgova

Ish-drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Jani Makraduli, mohon dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pas kallëzimit penal të ngritur kundër tij nga Policia Financiare për borxhe të papaguara ndaj dy kompanive private.

MARKETING

Shik.mk

Sipas Policisë Financiare, gjatë periudhës 2021–2022, kur Makraduli drejtonte ndërmarrjen, nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për shlyerjen e një borxhi prej 19.3 milionë denarësh, ndërsa procedurat gjyqësore kanë sjellë detyrime shtesë prej rreth 11 milionë denarësh në kamatë ndëshkuese.

Në një deklaratë për “Telma”, Makraduli pretendon se faturat e kontestuara i ka trashëguar nga periudha para emërimit të tij. Ai thekson se brenda kompanisë kishte dilema për bazën ligjore të pagesës, për shkak të mungesës së një kontrate për prokurim publik, dhe se gjatë mandatit të tij nuk u arrit marrëveshje për zgjidhjen e çështjes.

Makraduli mohon çdo paligjshmëri dhe përgjegjësi për rastin, ndërsa Policia Financiare vlerëson se mosveprimi i tij ka shkaktuar dëme shtesë financiare për ndërmarrjen shtetërore.

MARKETING