Digjet deponia në fshatin Ednokuqeva, Komuna Bosillovë, tymi ndjehet edhe në rrethinën e Strumicës

Digjet deponia në fshatin Ednokuqeva, Komuna Bosillovë, tymi ndjehet edhe në rrethinën e Strumicës

Tymi i shkaktuar nga zjarri në deponinë në fshatin Ednokuqeva po ndjehet edhe në rrethinën e Strumicës edhe pavarësisht intervenimit të zjarrëfikësve, informojnë nga NJTZ Strumicë.

MARKETING

Shik.mk

Në informacion thuhet se ekipet e zjarrëfikësve nga Strumica dje kanë intervenuar dy herë, në orët e pasdites dhe natës.

“Sot, që nga orët e hershme të mëngjesit, zjarrëfikësit-shpëtimtarë përsëri janë në terren dhe intervenojnë me qëllim lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, informojnë nga NJZT Strumicë.

Sipas informacioneve nga kryetari i Komunës së Bosillovës, Risto Mançev, gjatë ditë së sotme pritet të fillojnë aktivitete për pastrimin dhe mbulimin e deponisë me ndihmën e makinave përkatëse, me qëllim shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e riaktivizimit të tij.

Zjarrëfikësit e Strumicës theksojnë se zjarret në deponi nuk paraqesin vetëm rrezik për përhapjen e flakëve, por shkaktojnë edhe ndotje të ajrit nga tymi dhe aroma e pakëndshme, të cilat përhapen edhe në vendbanimet përreth, ndërsa zjarri në deponi nuk përfundon gjithmonë kur shuhen flakët. Zjarri që vazhdon të digjet ngadalë në thellësi të mbeturinave mund të riaktivizojë flakët dhe të kërkojë ndërhyrje afatgjata.

MARKETING