LSDM: Sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore

LSDM: Sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore

Partia maqedonase, LSDM thonë se ky është një nga sukseset më të mëdha të diplomacisë maqedonase, dhe se kur bota është ende në një periudhë delikate për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, Maqedonia e Veriut do të luaj një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror.

LSDM

“Nëse deri para disa vitesh qëndronim jashtë dhe prisnim vendimet për të ardhmen tonë, sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore dhe vendosim vetë jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e botës. Falë fitoreve diplomatike të qeverive të udhëhequra nga LSDM-ja, sot jemi shtet i respektuar, mik dhe partner i botës demokratike”

MARKETING