(VIDEO) Filipçe: Mickoski po e izolon vendin, punon për interesa personale
Linjat e kuqe janë të njejta për të gjitha partitë politike, gjuha identiteti, kultura dhe historia. Por dallimi është se VMRO dhe Mickoski po i përdorin ato për pasurim personal dhe patriotizëm të rrejshëm, kurse ne do ti përdorim për përparim. Kështu deklaroi sor kryetari i LSDM-së opozitare Venko Filipçe. Ai thotë se arti i politikës është t’i shmangësh të gjitha rreziqet dhe të bësh mirë për vendin, të arrijmë te fondet, të përmirësohet cilësia e jetesës dhe njëkohësisht duke i mbrojtur plotësisht interesat kombëtare. Kështu ai shprehet se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sepse nuk ka rrezik duke i shtuar edhe disa bashkësi etnike në Kushtetutë krahas, gjashtë bashkësive sa janë aktualisht.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e marrëvshjes së arritur me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese në vetëvete nuk përbëjnë asnjë rrezik as për identitetin, as për gjuhën, as për kulturën, as për historinë. Në Kushtetutë kemi 7 bashkësi etnike, edhe 3-4 të tjera nuk do të ndryshojnë apsolutisht asgjë. Jam i vetëdijshëm se ndoshta nga ana bullgare gjatë bisedimeve mund të ketë ndonjë tendencë në pjesën e komisionit historik”.
Filipçe shton se identiteti humbet me izolim.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Tani do të vijë kryetarja e KE-së Fon Der Lajen dhe do të na tregoj për mënyrën e re të pranimit të vendeve anëtare. Ajo që unë e di është se mund të mbetemi pa buxhet të BE-së, sepse tani kur bëhet plani për buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar, nuk do të ketë më rialokim të mjeteve siç ishte mekanizmi IPA, sepse IPA më nuk egziston. Pse? Sepse Evropa nuk mund të lejoj të ketë rialokim të mjeteve që nuk janë përdorur”.
Ai gjithahshtu akuzoi kryeministrin Mickoski se punon për interesa të tij personale dhe të nje grupi të vogël njerëzish rreth tij si dhe për interesa ruso-serbe në rajon.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

