Logos-A sjell dy vepra të reja letrare nga Metin Izeti
Sh.b. Logos-A, gjatë këtyre ditëve, ka nxjerr në dritën e botimit dy vepra nga fusha letrare me autor prof. Metin Izetin.
Në të vërtetë, bëhet fjalë për romanin “Shpresa për jetë” dhe dramën “Dashuria e Ndezur – mbi historinë e Zelihasë dhe Jusufit a.s.”
Nëpërmjet romanit autori bën përpjekje për të bashkuar atë që ka ndarë koha moderne: mendjen dhe zemrën, shkencën dhe besimin, ikjen dhe kthimin.
Në qendër të kësaj përpjekjeje është njeriu-jo si koncept, por si mish e shpirt, me emër dhe histori. Kurse drama rrëfen dashurinë e Zelihasë për Jusufin, e cila nga pasion njerëzor shndërrohet në një udhëtim shpirtëror drejt vetënjohjes, durimit dhe dashurisë hyjnore.

