Mbi 12 mijë njerëz evakuohen nga një koncert në Britani pas raportimeve për substancë të panjohur

Mbi 12 mijë njerëz evakuohen nga një koncert në Britani pas raportimeve për substancë të panjohur

Më shumë se 12.000 persona u evakuuan nga një koncert në qytetin Manchester në Britani pas raportimeve se një substancë e panjohur kishte prekur njerëzit në turmë, tha policia të hënën, transmeton Anadolu.

Policia e Mançesterit të Madh tha se mori raportime rreth orës 22:00 të dielën, afër fundit të shfaqjes së reperit amerikan Don Toliver në arenën Co-op Live.

Shërbimi i Ambulancës Veriperëndimore tha se vlerësoi mbi 50 persona për “simptoma të syve dhe të frymëmarrjes” dhe e dërgoi një person në spital për vlerësim të mëtejshëm. Policia tha se disa persona ende kishin nevojë të vlerësoheshin në vendngjarje si masë paraprake.

“Në këtë koncert morën pjesë mbi 12.000 persona të cilët u shoqëruan në mënyrë të sigurt jashtë arenës në mënyrë që të mund të ktheheshin në shtëpi”, tha Ndihmës Shefja e Policisë, Steph Parker në deklaratën e policisë.

Parker tha se policia shpalli një “incident madhor” për të ndihmuar shërbimet e emergjencës dhe agjencitë partnere të koordinojnë reagimin e tyre.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale treguan ekipet e emergjencës duke mbërritur në arenë dhe disa pjesëmarrës në koncert duke kollitur ndërsa largoheshin.

MARKETING