Limani: Nuk jam penduar që isha pjesë e koalicionit AKI

Limani: Nuk jam penduar që isha pjesë e koalicionit AKI

Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se nuk është penduar që ka qenë pjesë e koalicionit AKI gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

MARKETING

Description of image

“Jo, aspak. Nëse flasim posaçërisht për Gostivarin, rezultatet janë të dukshme dhe shumë të qarta. Mendoj se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm edhe në Vrapçisht, ku zgjedhjet po përsëriten. Besoj se e njëjta situatë do të përsëritet edhe në zgjedhjet e radhës”, u shpreh Limani.

MARKETING