Liga Arabe: Izraeli synon gjen’ocidin dhe deportimin në veri të Gazës

Liga Arabe: Izraeli synon gjen’ocidin dhe deportimin në veri të Gazës

Liga Arabe deklaroi se Izraeli vazhdon gjenocidin në veri të Rripit të Gazës në përputhje me planet e tij për të dëbuar palestinezët, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ligës Arabe thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu Gheit ka dënuar ashpër sulmet e ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, veçanërisht në rajonin Jabalia.

“Izraeli duke përfituar nga fokusi i botës në krimet e kryera në Liban, shtoi krime të reja në krimet e tij të turpshme në Gaza. Me këto sulme, Izraeli planifikon të shkëpusë veriun e Rripit të Gazës nga rajonet e tjera, për të zhvendosur dhe deportuar të gjithë palestinezët”, tha Abu Ghait.

Ai theksoi se qeveria e Tel Avivit po ndjek një politikë jashtëzakonisht brutale kundër palestinezëve që jetojnë në Gaza duke mohuar furnizimet bazë si ushqimi dhe uji.

Ushtria izraelite e ka nënshtruar rajonin në një bllokadë të rreptë, ndërsa vazhdon sulmet tokësore dhe ajrore në kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës për 10 ditë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 42.227 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 98.464 të tjerë u plagosën.

MARKETING