Lautaro: Ndeshja ndaj Barcelonës na bëri të kuptojmë se çfarë jemi të aftë të arrijmë

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez ka folur për kanalet zyrtare të Champions League në prag të finales ndaj Manchester Cityt.

Argjentinasi theksoi se ishte ndeshja ndaj Barcelonës ajo që i bëri të besonin se mund të ecnin shumë në Champions.

“Mendoj se ndeshja ndaj Barcelonës ishte ajo që na bëri të kuptonim se për çfarë ishim të aftë, që mund të arrinim rezultate të mëdha në këtë kompeticion. E di që kam shumë përgjegjësi në ekip dhe përpiqem t’i marr ato sa herë që dal në fushë. Më duhet të punoj për ekipin, në të gjithë fushën. Unë gjithmonë përpiqem të sjell diçka në ekip, kudo që të jetë e nevojshme, në mbrojtje, në sulm duke shënuar gola ose duke ardhur nga pankina”-deklaroi Lautaro.

MARKETING