Latasit i merret pasaporta, atij dhe Lazarovit i ndalohet të kenë paraqitje publike

Latasit i merret pasaporta, atij dhe Lazarovit i ndalohet të kenë paraqitje publike

Gjykata Themelore Penale e Shkupit urdhëroi masa paraprake kundër gazetarit Dragan Pavlloviç Llatas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, të cilët akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike pas promovimit të dhunës ndaj grave në një intervistë javën e kaluar.
Gjykata sot njoftoi se ndaj Llatasit është shqiptuar masë parandaluese për shkak të prezencës së të akuzuarit, përkatësisht – Konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, d.m.th. ndalim i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e racizmit dhe materialeve ksenofobike, ndërsa Lazarovit i është caktuar edhe masa paraprake për shkak të prezencës së të akuzuarit, gjegjësisht ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, d.m.th. ndalim të paraqitjes publike me të cilën promovohet përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike. /SHENJA/

MARKETING