LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

MARKETING

Description of image

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është i moderuar.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING