Kuvendi shkarkoi ministrat e Alternativës, filloi debati për ministrat e rinj

Kuvendi shkarkoi ministrat e Alternativës, filloi debati për ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar për shkarkimin e ministrave të Alternativës, raporton SHENJA.
Për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali votuan 65 deputet, ndërsa nuk kishte asnjë kundër.
Për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti kanë votuar 64 deputetët “për” dhe një ishte kundër.
Për shkarkimin e ministrit të Diasporës, Xhemail Çupi votuan 64 deputetë për, ndërsa një deputet ishte kundër. /SHENJA/

MARKETING