Kuvendi shkarkoi 8 ministra!
Kuvendi nisi procesin e rikonstruimit të Qeverisë. Deputetët sot votuan shkarkimin e ministrave dhe zëvendës ministrave, ndërsa ka vazhduar debati për emërimin e ministrave të rinjë.
Kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit arsyetoi shkarkimet dhe emërimet. Në fjalimin e tij, ai deklaroi se të gjithë ministrat, për të cilët është paraqitur propozim për shkarkim, janë të ndershëm dhe njerëz me dinjitet dhe nder, të cilët i kanë kryer detyrat e tyre me ndershmëri, profesionalizëm dhe me ndjenjë përgjegjësie.
Kuvendi shkarkoi ministrat Igor Filkov, Zllatko Perinski, Ivan Stoillkoviq, Cvetan Tripunovski, Zoran Lutkov, Azir Aliu, Fatmir Limani, Shaban Saiu dhe zëvendës ministrat Gjoko Vellkovski dhe Sedat Sulejmani.
Ndërsa pritet të emërohen Jeton Shasivari në Drejtësi, Ivan Stoillkoviqi nga Ministria e Marëdhënieve midis Bashkësive në Vetëqeverisje Lokale, Sasho Klekovski në Shëndetësi, Agon Ferati në Ministrinë e Marëdhënieve midis Bashkësive, Borçe Serafimovski në Bujqësi, Gjoko Vellkovski në Poltiikë Sociale, Sedat Sulejmani në Kulturë dhe Erxhan Demir do ta zëjë vendin e Shaban Saliut.

