KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun

KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun

Shkarkohet këshilli i zgjedhor në vendvotimin 112/1 në Komunën e Likovës, për shkak të parregullsive të paraqitur nga Koalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i këtillë i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve u soll pas vendimit të Gjykatës Administrative për prishjen e votimit në këtë vendvotim në Likovë.

“Të nderuar koleg, i nderuari opinion. Pas vendimit për të prishur rezultatin dhe pas vendimit për shkarkimin e këshillit vendor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem gjithë këshillave vendore si organe të rëndësishme për realizimin e procesit zgjedhor, që të jenë në nivel të detyrës të mundësojnë proces zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, për çdo shqetësim dhe parregullsi t’i notojnë dhe paraqesin në mënyrën e paraparë me ligjin për zgjedhje. Nga vendimi i sotëm për shkarkim sigurisht do të ketë iniciativë për ngritje të procedurës për përgjegjësi diciplinore dhe penale nga organet përkatëse për antarët e vendvotimit përkatës. Apeloj deri te të gjithë këshillat vendore që të mos lejojnë për asnjë çmim që dikush të ndikojë në punën tuaj, kryeni obligimin me përputhje me detyrimit e juaja sipas ligjit për zgjedhje”, deklaroi Demiri nga KSHZ.

MARKETING