KSHZ: Kemi ulje të daljes në votime në krahasim me vitin 2019

KSHZ: Kemi ulje të daljes në votime në krahasim me vitin 2019

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot po votojnë në zgjedhjet e dyfishta.  1.814.317 qytetarë sot mund të votojnë në 3.480 vendvotime në vend në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale dhe 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore në zgjedhjet e 11-ta parlamentare.  Të drejtën e votës e ka çdo person që është i regjistruar në listën zgjedhore dhe ka letërnjoftim apo pasaportë të vlevshme ose që i ka skaduar afati  në periudhën nga data 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024.

Ndërkaq, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind

“Deri në orën 9:00 dalja ka qenë 4,17 %, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë. Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtit, ndërsa më e vogla në Bogovinë. Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, deklaroi Dashtevski.

MARKETING