KSHZ: Deri në ora 9:00 jehona e votuesve 3.85 për qind

KSHZ: Deri në ora 9:00 jehona e votuesve 3.85 për qind

Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për media tregoi për daljen e qytetarëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në ora 9:00.

Dashtevski tha se deri në ora 9:00 kanë dalë 15.487 qytetarë, ose 3,85% të votuesve.

“Deri në orën 09:00 kanë arritur të dhëna nga 832 vendvotime nga gjithsejtë 402 748 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 15487apo 3.85 për qind e votuesve. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar 12 parashtresa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të cilat janë lëndë e përpunimit”, deklaroi Dashtevski i cili njëherit paralajmëroi konferencën e radhës për në orë 13:00. /SHENJA/

MARKETING