Kryevepër e Barcelonës, fiton titullin e 29-të të La Liga në “El Classico”
Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë. Katalanasit sigurojnë suksesin e madh në La Liga dhe e bëjnë diçka të tillë në “El Classico”, me një fitore 2-0 ndaj Real Madrid.
Goli i parë ishte ai i Rashford, një perlë e vërtetë nga goditja e dënimit, ndërsa të dytin e realizoi Torres.
Për Barçën ky është titulli i 29-të në La Liga. Deri më tani, ekipi i Flick ka grumbulluar 91 pikë.
Në krahun tjetër, zhgënjim total te Reali, me madrilenët që nisin të shohin makthe, në një sezon katastrofal.

