Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e SHB “Logos-A”, dr. Adnan Ismailin
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim drejtorin e Shtëpisë Botuese “Logos-A” nga Shkupi, dr. Adnan Ismaili, me të cilin ka diskutuar për gjendjen dhe zhvillimin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Gjatë takimit u trajtuan arritjet dhe sfidat në fushën e botimeve islame, projektet aktuale botuese, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përmes realizimit të projekteve të përbashkëta.
Në vijim shkrimi i plotë nga ky takim i Bashkësisë Islame të Kosovës:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e SHB “Logos-A”, dr. Adnan Ismailin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e literaturës islame në gjuhën shqipe, arritjet dhe sfidat në këtë drejtim, si dhe projektet aktuale botuese. Me këtë rast, u shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta botuese.
Myftiu Tërnava vlerësoi kontributin e Shtëpisë Botuese “Logos-A” në pasurimin e literaturës në gjuhën shqipe, duke theksuar rëndësinë e botimeve që kjo shtëpi botuese ka sjellë ndër vite në fusha dhe disiplina të ndryshme.
Drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos-A”, dr. Adnan Ismaili, çmoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në pasurimin dhe zhvillimin e literaturës islame në gjuhën shqipe, duke vlerësuar rëndësinë e veprimtarisë botuese të saj në kultivimin e dijes dhe kulturës islame në hapësirën shqiptare.



