Kryeministrja italiane i quan “të papranueshme” deklaratat e Trumpit ndaj Papës

Kryeministrja italiane i quan “të papranueshme” deklaratat e Trumpit ndaj Papës

MARKETING

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj Papës Leoni i ka konsideruar “të papranueshme”, transmeton Anadolu.

“I konsideroj të papranueshme fjalët e presidentit Trump ndaj Shenjtërisë së Tij. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë çdo formë lufte”, tha Meloni.

Deklarata e saj vjen pasi Trump dje ndërmori një sulm të ashpër ndaj Papës, duke e cilësuar atë si “të dobët ndaj krimit” dhe “të dobët në politikën e jashtme”.

Trump në platformën e tij Truth Social gjithashtu sugjeroi se Papa kishte marrë qëndrime të gabuara për çështje ndërkombëtare, përfshirë luftën me Iranin, si dhe theksoi rolin e tij si udhëheqës i Kishës Katolike.

Reagimi i kryeministres Meloni konsiderohet i pazakontë, duke marrë parasysh marrëdhëniet e afërta që ajo ka ndërtuar me Trumpin dhe reflekton zemërimin më të gjerë në Itali ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

MARKETING