Kryeministri Rama publikon foto nga darka e iftarit, e organizuar nga kryeministria

Kryeministri Rama publikon foto nga darka e iftarit, e organizuar nga kryeministria

Dy ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga apendecidi, Rama doli për herë të parë në publik mbrëmjen e djeshme në një darkë tradicionale të iftarit, të organizuar nga kryeministria.

Ai shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, e cila ishte ajo që bëri urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të pranuar për besimtarët mysliman.

Ditën e sotme kryeministri Rama ka publikuar foto nga iftari i djeshëm ku shkruan: Mirëmëngjesi, dhe duke i falënderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar.

MARKETING