Kreu i UEFA-së, Çeferin në Shkup, takim me Mickoskin dhe Omeragiq
Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin ka qëndruar sot në Shkup në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë së futbollit europian është pritur nga kryetari i FFM-së, Masar Omeragiq. Në delegacionin e Çeferinit ishin të përfshirë edhe shqiptari Denis Bastari si dhe Zoran Lakoviq. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Çeferin zhvillojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri si dhe pasditë ishte tek “Shtëpia e Futbollit”. Kjo vizitë përbën një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet FFM-së dhe UEFA-së. “Shtëpia e futbollit” në Maqedoni gëzon vlerësim të lartë në kuadër të familjes evropiane të futbollit, ndërsa prania e Çeferinit e thekson edhe më tej mbështetjen për proceset zhvillimore të futbollit vendas. Fokusi i diskutimeve do të përqendrohet në drejtimet e ardhshme për avancimin e futbollit në vend, nga realizimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore, deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë për kategoritë e reja.

