Kovaçevski – Nefju: Vazhdon mbështetja e partneritetit strategjik me SHBA-në në ndërtimin e sistemit efikas për luftë kundër korrupsionit
MARKETING
Gjendja aktuale lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria në drejtim të zgjidhjeve sistemike për përballim me korrupsionin në çdo nivel, duke e përfshirë edhe korrupsionin e lartë, ishin temë e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Riçard Nefju, koordinator global për antikorrupsion të Departamentit Amerikan të Shtetit.
MARKETING

Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, folësit në mënyrë të përbashkët konstatuan se angazhimet të cilat bëhen në luftën me korrupsionin janë vegla kryesore për ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione. Në këtë drejtim me rëndësi thelbësore është ndërtimi i kapaciteteve në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe shtetit ligjor.
“Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për mbështetjen e përgjithshme dhe bashkëpunimin të cilin falë partneritetit të afërt strategjik me SHBA-në, realizohet në Maqedoninë e Veriut. Mbështetja është kurciale në vendosjen e sistemit efikas për eleminimin e konfliktit të interesave, si edhe për parandalimin e korrupsionit”, theksuan nga Qeveria.

