Kovaçevski-Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

Kovaçevski-Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Kryeministri e falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

MARKETING