Konfirmohet lëndimi, Enis Bardhi nuk do të luaj ndaj Kroacisë dhe Çekisë

Konfirmohet lëndimi, Enis Bardhi nuk do të luaj ndaj Kroacisë dhe Çekisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ketë një mungesë të madhe në dy ndeshjet kontrolluese kundër Kroacisë dhe Çekisë. Enis Bardhi nuk do të mund të jetë në dispozicion për lojë dhe e njejta është konfirmuar sot nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Tërheqje e ligamenteve në nyje të këmbës së djathtë është lëndimi që ka marrë Enis Bardhi në ndeshjen e xhiros së fundit në Superligën e Turqisë me Trabzonsporin dhe për shkak të njejtës nuk do të mund të grumbullohet me përfaqësuesen e Maqedonisë për dy ndeshjet kontrolluese të muajit qershor.

FFM njofton se seleksionuesi Bllagoja Milevski për momentin nuk ka bërë ndonjë ftesë shtesë për ndonjë futbollist tjetër si zëvendësues të Bardhit.

Maqedonia ndeshjen me Kroacinë e luan me 3 qershor në Rijeka, ndërsa me 10 qershor përballet me Çekinë.

MARKETING