Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve – Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha

Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve – Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha

Është hedhur shorti për edicionin 2023/24 në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.

32 skuadra evropiane kanë mësuar emrat e kundërshtarëve  mësojnë emrat e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Kampionëve.

Padyshim që Grupi F është ai i ferrit ku janë katër skuadra të mëdha si PSG, Borussia Dortmund, Milan dhe Newcastle United.

Kampioni aktual i kësaj gare, Manchester City është në Grupin G së bashku me RB Leipzig, Crvena Zvezda dhe Young Boys.

Grup tejet interesant është edhe ai C me Napolin, Real Madrid, Braga dhe Union Berlin. Ndërkohë në Grupin A janë Bayer Munich, Man Utd, Copenhagen dhe Galatasaray.

 

7 poste

 Para 1 ore e 54 min

Grupet për edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Grupi A: Bayern Munich, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray.

Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven, Lens.

Grupi C: Napoli, Real Madrid, SC Braga, Union Berlin.

Grupi D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad.

Grupi E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic.

Grupi F: PSG, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle United.

Grupi G: Manchester City, RB Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys.

Grupi H: Barcelona, Porto, Shakhtar Donetsk, Royal Antwerp.

 Para 2 ore e 14 min

Shorti i Ligës së Kampionëve – ekipi nga vazo e katërtë që të gjithë duan ta shmangin

Shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohet sot (e enjte) nga ora 18:00 në Monaco. Gjatë shortit, 32 klube do të ndahen në tetë grupe të forta me nga katër.

Raundi i parë i ndeshjeve është më 19 dhe 20 shtator, ndërsa finalja më 1 qershor të vitit të ardhshëm në Wembley. Kampioni në fuqi është Manchester City dhe llogaritet të jetë favoriti kryesor për të fituar titullin edhe këtë edicion.

Të gjitha klubet e mëdha duan ta shmangin një ekipi nga vazo e katërtë.

Lexo lajmin e plotë…

 Para 2 ore e 21 min

Vazo 4

Real Sociedad, Union Berlin dhe Galatasaray janë së bashku me Newcastle, Lens, Celtic, Young Boys dhe Antwerp.

 

 Para 2 ore e 22 min

Vazo 3

Shakhtar (Ukrainë), Red Bull Salzburg (Austri), Milan (Itali), Braga (Portugali), Lazio (Itali), Crvena Zvezda (Serbi), Copenhagen (Danimarkë) dhe PSV (Holandë) do të startojnë nga vazo tre.

 

 Para 2 ore e 22 min

Vazo 2

Në vazon e dytë janë Real Madrid dhe Atletico Madrid, që do të ndajnë shortin me Manchester United (Angli), Inter (Itali), Borussia Dortmund (Gjermani), RB Leipzig (Gjermani), Porto (Portugali) dhe Arsenal (Angli).

 

 Para 2 ore e 23 min

Vazo 1

Në vazon e parë do të jenë kampionet e kampionateve kryesore në Evropë. Barcelona (Spanjë), Manchester City (Angli), Napoli (Itali), PSG (Francë), Bayern Munich (Gjermani), Benfica (Portugali), Feyenoord (Holandë) dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës.

 

 Para 2 ore e 25 min

32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24

Antwerp, Copenhagen dhe PSV u bën tri skuadrat që morë biletat e fundit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, duke fituar ndeshjet e play-offit.

Tani më 32 skuadrat e konfirmuara, është gjithçka gati për shortin që do të hidhet të enjten, më 31 gusht, në orën 18:00 në Monako.


Më poshtë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse këtë edicion

ANG: Arsenal, Manchester City, Manchester United, Newcastle

SPA: Atlético, Barcelona, Real Madrid, Real Sociedad, Sevilla

ITA: Inter, Lazio, Milan, Napoli

GJER: Bayern, Dortmund, Leipzig, Union Berlin

FRA: Lens, Paris

POR: Benfica, Braga, Porto

HOL: Feyenoord, PSV

AUS: Salzburg

SKO: Celtic

SRB: Crvena zvezda

UKR: Shakhtar Donetsk

BEL: Antwerp

ZVI: Young Boys

DaN: Copenhagen

TUR: Galatasaray

MARKETING