Këshilltarët e opozitës në Tetovë kërkojnë seancë urgjente për emrat e rrugëve, Qamili: Skenar i BDI-së dhe Gjykatës Kushtetuese

Këshilltarët e opozitës në Tetovë kërkojnë seancë urgjente për emrat e rrugëve, Qamili: Skenar i BDI-së dhe Gjykatës Kushtetuese

Pasi Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare, kanë vijuar një sërë reagimesh në opinion. Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, dhe të Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selë, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme. Këshilltarët njëzëri vlerësojnë se Tetova nuk duhet të kthehet dy dekada pas dhe se emërtimet e rrugëve përfaqësojnë identitetin, historinë dhe dinjitetin e qytetit.
KËSHILLTARËT E AKI-SË
“Ky nuk është vendim juridik, por një goditje e rëndë dhe e qëllimshme ndaj identitetit historikë, realitetit shoqëror dhe dinjitetit qytetar të Tetovës. Në vitin 2006 BDI, e meratoi këtë vendim me votim të të gjithë këshilltarëve, të të gjithë etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të badenterit. Sot kërkojmë që ky vendim të ri-miratohet mënjeher, duke pasur parasysh se, sipas regjistrimit të fundit për këtë çështje nuk kërkohet votim I dyfishtë me bandenter në këshillin e komunës së Tetovës”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë kërkesë, është prononcuar nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, I cili tha se se këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese. Ai tha se vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në gjuhën shqipe, ka qenë vendim gjysmak nga BDI, teksa tani tha se do të regjistrohen sipas ligjit.
ALBI QAMILI, NËNKRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
“Është një orkestrim dhe një skenarë I qartë I dyshës BDI-Gjykata Kushtetuese, të cilët po mundohen të fokusojnë opinionin, pikërishtë në momentin kur ne po e finalizojmë procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë. Ata po shfyqizojnë një vendim që kurrë nuk është implementuar, opinioni e dinë mirë se vendimi i Këshillit komunal I vitit 2007, që kanë bërë ri-emërtimin e 11 rrugëve, gjegjësishtë edhe të sheshit të Iliria, nuk ka hyrë në fuqi, shkaku se nuk ka pasur në atë kohë pëlqim nga qeveria”.

MARKETING