Këshilli Republikan për Siguri në komunikacionin rrugor: Gratë më rrallë shkaktojnë aksidente me pasoja fatale

Këshilli Republikan për Siguri në komunikacionin rrugor: Gratë më rrallë shkaktojnë aksidente me pasoja fatale

Gratë në Maqedoninë e Veriut më rrallë shkaktojnë aksidente trafiku me pasoja fatale dhe nuk janë shumë të prirura ndaj shpejtësisë apo drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tregojnë statistikat e nxjerra nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) me rastin e Ditës së Gruas, 8 Marsit.

Nga Këshilli thonë se përkundër shembujve të shumtë të grave që janë të suksesshme në të gjitha sferat e jetës shoqërore, disa gra shofere ndihen të cenueshme dhe të pasigurta në komunikacion dhe i qasen me kujdes të veçantë duke marrë parasysh situatat e mundshme të rrezikshme.

“Kjo para se gjithash ka të bëjë me situatat që lidhen me mbajtjen e automjetit në gjendje të mirë, prishjet e padëshiruara gjatë drejtimit të automjetit, sigurinë personale. Në të njëjtën kohë, gratë shofere dëshmojnë se janë planifikuese të shkëlqyera udhëtimesh dhe marrin parasysh rrethana të shumta që mund të ndikojnë në drejtimin e sigurt të automjetit, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në trafik në përgjithësi”, thonë nga Këshilli.

Statistikat tregojnë gjithashtu se përqindja e femrave që janë viktima apo të lënduara në aksidente trafiku është më e lartë.

MARKETING