Këshilli i Qytetit të Shkupit refuzon blerjen e 50 autobusëve ekologjik, Arsovska: Nuk do të heq dorë!

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka refuzuar blerjen e 50 autobusëve ekologjikë të dedikuar për transport urban, por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e vendosur të mos heqë dorë nga kjo çështje, dhe tha se e njëjta gjë do të kërkohet në çdo seancë derisa këshilltarët ta votojnë blerjen e autobusëve.
“Kjo do të jetë në pikën e rendit të ditës në çdo seancë të Këshillit, derisa ta votojnë vetë këshilltarët. Sepse qytetarët e votuan në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e konsiderojnë si domosdoshëmri, jo vetëm për të reformuar transportin publik, por edhe për të marrë transportin publik që do të jetë i disponueshëm, i suksesshëm, i besueshëm, i sigurt dhe miqësor ndaj mjedisiti. Janë disa standarde që duhet t’i përmbushim dhe kjo është një nga gjërat që u premtuam dhe duhet të realizohet”, ka deklaruar Danella Arsovska, raporton SHENJA.
Danella Arsovska theksoi se këshilltarët që nuk e mbështesin këtë, përgjegjësia do të jetë e tyre.

MARKETING