Kapet rrjeti i drogës në disa qytete, mes tyre një inspektor policie (VIDEO)

Kapet rrjeti i drogës në disa qytete, mes tyre një inspektor policie (VIDEO)

Në një aksion të koordinuar mes shumë njësive dhe sektorëve pranë MPB-së është arritur të asgjësohet një grup i organizuar kriminal, që merreshe me shitjen e kokakinës, amfetaminës dhe marihuanës. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës.

Siç raporton MPB, grupi i dyshuar kriminal ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione.
“Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marihuana dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët janë në paraburgim. Dje me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në tetë lokacione në zonat e përmendura”, thonë nga MPB.

MARKETING