Kapacitetet vendore në shkurt kanë prodhuar 504.338 megavat orë energji elektrike

Nga kapacitetet e SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) dhe TEC “Negotinë” muajin e kaluar janë prodhuar 504.338 megavat orë energji elektrike, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar kur prodhimtaria arrinte 280.353 megavat orë, paraqet rritje prej 80 për qind, kumtoi sot në konferencën për shtyp bashkëpunëtori për Energjetikë në Qeveri, Viktor Andonov.

Duke theksuar se po afrohet fundi i sezonit të ngrohjes, Andonov vlerësoi se prodhimtaria vendore e energjisë elektrike është rritur dhe është stabile.

“Këtë periudhë e përmbyllim me një sistem funksional energjetik që i plotëson 100 për qind nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve vendor”, tha Andonov.

Prodhimtaria e përgjithshme vendore gjatë ditës së djeshme ishte 15.111 megavat orë, nga të cilat 10.297 megavat orë në termocentrale dhe 4.814 megavat orë nga burimet e rinovueshme.

Në dy muajt e parë të vitit, prodhimtaria totale e energjisë elektrike nga objektet vendore është 1.065.689 megavat orë ose 50 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike është e rëndësishme për zbutjen e pasojave të krizës energjetike, si dhe për krijimin e masave në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë”, theksoi Andonov.

 

MARKETING