Kaos në ndeshjen e Inter Miamit: Tifozët hynë në fushë dhe e rrëzojnë Lionel Messin

Kaos në ndeshjen e Inter Miamit: Tifozët hynë në fushë dhe e rrëzojnë Lionel Messin

Skena kaotike u panë gjatë një miqësoreje që Lionel Messi zhvilloi me Inter Miami kundër klubit ekuadorian Independiente del Valle, ku ylli argjentinas përfundoi i rrëzuar në fushë.

MARKETING

Description of image

Gjatë ndeshjes, disa tifozë hynë në fushë me qëllimin për t’iu afruar Messit dhe për të bërë fotografi me të. Në momentin kur njëri prej tyre u nis drejt tij, sigurimi reagoi me shpejtësi për ta ndaluar incidentin.

Në rrëmujën që pasoi, pjesëtarët e sigurimit e rrëzuan pa dashje vetë Messin, duke shkaktuar habi në tribuna. Argjentinasi i famshëm përfundoi në bari, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Situata u qetësua shpejt, tifozët u larguan nga fusha dhe ndeshja vazhdoi normalisht. Megjithatë, momenti kur një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave përfundon në tokë si pasojë e ndërhyrjes së sigurimit bëri xhiron e botës dhe u kthye në temë kryesore të mediave sportive.

Ndërkohë, Messi u aktivizua në pjesën e dytë dhe vendosi sfidën nga pika e bardhë për fitoren 2-1.

Të dielën, Inter Miami vazhdon sezonin në MLS me një vizitë te Orlando City.

 

 

MARKETING