Kabineti i Gashit: Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore lidhur me ndodhitë në Komisonin për Politikë Sociale

Kabineti i Gashit: Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore lidhur me ndodhitë në Komisonin për Politikë Sociale

Të gjitha procedurat janë ndjekur rreptësisht në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, theksojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit lidhur me interpretimet e sotme për punën e Kuvendit.

“Imerlije Saliu Fetai nuk është kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ajo ka kryesuar një pikë të caktuar të rendit të ditës së Komisionit, me autorizim nga kryetari i Kuvendit, në përputhje të plotë me nenin 126, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit. Roli i saj në këtë seancë ishte thjesht procedural dhe i kufizuar vetëm në këtë pikë specifike të rendit të ditës”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Në Kuvend sot u mbajt mbledhja e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, në rend dite të së cilës kishte vetëm një pikë – Propozim ndryshimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invaliudor, me procedurë të shkurtër.

Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Deputetët e LSDM-së opozitare kërkuan plotësimin e rendit të ditës me Ligjin për të Drejtat e branitellave, por kryetarja e Komisionit, deputetja Imrlije Saliu-Fetai, theksoi se është caktuar për ta udhëhequr këtë seancë të Komisionit me vetëm një pikë të rendit të ditës. Anëtarët e Komisionit nga Koalicioni VLEN theksuan se ligji për branitellat nuk do të kalojë derisa të zgjidhet me ligj edhe statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Më pas, grupi parlamentar i LSDM-së në konferencë për media njoftoi se do të ngrejë kallëzim penal kundër deputetes së VLEN-it Imërlije Saliu-Fetai për, siç thanë ata shkelje të rëndë të Rregullores në lidhje me kryesimin e sotëm të Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Rini dhe Demografi.

Reagime rreth ngjarjeve në Komisionin kuvendor për politikë sociale pastaj patën edhe VMRO-DPMNE dhe VLEN.

Edhe pse situata ishte e tensionuar në Komisionin për Politikë Sociale, në seaancë sot filtri i komisionit e kaloi Propozim-ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Për këtë sot pasdite përmes një kumtese me shkrim reaguan nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se me veprimin e sotëm në Kuvend, LSDM ka dashur ta parandalojë rritjen e pensioneve.

MARKETING