‘Ka pasur rreth katër periudha të të shtënave’: Dëshmitarët tregojnë se çfarë panë gjatë sulmit në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën shtatë të vdekur

‘Ka pasur rreth katër periudha të të shtënave’: Dëshmitarët tregojnë se çfarë panë gjatë sulmit në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën shtatë të vdekur

Disa të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur kanë mbetur pas të shtënave me armë në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut.

Përveçse besohet se një person i armatosur mund të jetë në mesin e të vdekurve, ende nuk dihet se cili ishte motivi i këtij sulmi, thotë policia.

Ndërkohë mediat kanë raportuar për numrin e viktimave duke thënë se bëhet fjalë për shtatë të vdekur dhe rreth 25 të plagosur.

Dhe një reagim ka ardhur edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz, përcjell Telegrafi.
“Disa anëtarë të një komuniteti të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë”, ka shkruar Scholz në Twitter. “Mendimet e mia janë me ta dhe me të dashurit e tyre”.

Ndërsa mediat kanë sjellë edhe deklaratat e disa prej dëshmitarëve.

Gregor Miesbach, i cili jeton jashtë ndërtesës ku ndodhën të shtënat, ka thënë se ai u alarmua nga zhurma e të shtënave dhe filmoi një figurë që hynte në ndërtesë nga një dritare.

Ai tha se më pas janë dëgjuar të shtëna nga brenda.

Miesbach ka treguar se kishte dëgjuar të paktën 25 të shtëna.

E një dëshmitare tjetër ka thënë se “ka pasur rreth katër periudha të të shtënave” gjatë incidentit, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

“Ka pasur gjithmonë disa të shtëna në këto periudha, afërsisht në intervale prej 20 sekondash deri në një minutë”, citohet të ketë thënë Laura Bauch, një studente që jeton aty pranë.

Ajo shtoi se shikoi nga dritarja e saj dhe pa një person që vraponte nga kati përdhes në katin e dytë të sallës së Dëshmitarëve të Jehovait.

MARKETING