Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, ka ndërruar jetë.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.

Ilievski ishte një figurë e njohur politike në Komunën e Bërvenicës, të cilën e udhëhiqte si kryetar që nga nëntori i vitit 2021. Para se të zgjidhej në këtë funksion, ai kishte qenë edhe anëtar i Këshillit Komunal në periudhën 2013-2017.

Përveç angazhimit politik, Ilievski ishte aktiv edhe në sport, ku për vite me radhë kontribuoi në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe mbajti funksionin e nënkryetarit të Lidhjes së Futbollit të Tetovës.

Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur.

MARKETING