Afan Elezi: Unë nuk kam qenë në protestë për UÇK-në, por kjo s’do të thotë se VLEN nuk solidarizohet me ato
Afan Elezi nga VLEN, foli për qëndrimin e tij dhe të subjektit politik ndaj protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Elezi në emisionin “Debat në Shenja”tha se nuk ka qenë personalisht në protestë, por theksoi se kjo nuk do të thotë se VLEN nuk është solidarizuar me shqiptarët.
“Unë nuk kam qenë personalisht në protestë, por nuk mund të na adresohen njerëzit që nuk kemi qenë në protesta. Krerët e VLEN-it të gjithë u solidarizuan me të gjithë shqiptarët, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Elezi.
Duke folur për deklaratën e Afrim Gashit, Elezi tha se ajo ishte individuale, ndërsa theksoi qëndrimin e VLEN-it për luftën e UÇK-së.
“Opinioni duhet ta ketë të qartë se VLEN thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe presim që vendimi i UÇK-së të korrigjohet në Apel”, u shpreh ai.

