Jo vetëm Vinicius Jr, por edhe pesë yje tjerë të Real Madridit janë kundër Alonsos

Jo vetëm Vinicius Jr, por edhe pesë yje tjerë të Real Madridit janë kundër Alonsos

MARKETING

Ekipi i Real Madridit si duket është ndarë në dysh sa i përket raportit të tyre me trajnerin Xabi Alonso, pasi “grupi” i Vinicius Junior thuhet se tani përfshin edhe pesë lojtarë tjerë të pakënaqur.

MARKETING

Sample Image

Një raport i ri nga mediumi COPE nxjerr në pah më tej ndarjen në dhomat e zhveshjes te Real Madridi në lidhje me marrëdhënien me trajnerin Xabi Alonso.

Një pjesë e lojtarëve, përfshirë Kylian Mbappe, Arda Guler, Alvaro Carreras, Thibaut Courtois dhe Dean Huisjen, thuhet se kanë respekt të thellë për Alonson dhe e besojnë filozofinë e tij si trajner.

Megjithatë, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Federico Valverde, Brahim Diaz, Endrick dhe Ferland Mendy janë në anën tjetër të situatës, gjë që sinjalizon se tensioni në dhomat e zhveshjes ka arritur nivele të reja në Madrid.

Përveç marrëdhënies së tendosur me disa lojtarë, Alonso është vënë nën vëzhgim pasi nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në tre ndeshjet e fundit.

Marrëdhënia midis Vinicius dhe Alonsos duket se është në një spirale në rënie, me raportet e fundit që pretendojnë se braziliani nuk është i gatshëm të zgjasë kontratën e tij për shkak të pranisë së spanjollit. 

 

MARKETING