Jasin Lama, kryetar i klubit të boksit Çair

Jasin Lama, kryetar i klubit të boksit Çair

Kampioni i boksit nga Shkupi, Jasin Lama është emëruar kryetar i klubit Çair. Vetë Lama përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur pozitën e tij të re, ndërsa në këtë post do të zëvendësoj Faton Salihun që deri më tani udhëhiqte këtë klub.

Kujtojmë se klubi i boksit Çair, 17 vite ka qenë aktiv në ngritjen e shkollës së boksit në Maqedoninë e Veriut, duke ofruar shpresë dhe mundësi të reja për boksierët vendas, si në Ligën e Parë, ashtu edhe në ligën për të rinjtë. Si rezultat, sportistët e klubit Çair kanë shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare, duke sjellë çmime kampion në Ligën e Parë dhe Ligën për të Rinj në kampionatin individual shtetëror te boksit ne Maqedoni, si dhe shumë medalje tjera, duke triumfuar në kampionatet europiane për të rinj dhe ato Ballkanik. Gjithashtu klubi i Çairit ka të fituar edhe trofeun e “Gongut të Artë” për boksierin më të mirë.

MARKETING