Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancimin në titujt arsimore-shkencore në universitete

Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancimin në titujt arsimore-shkencore në universitete

Kushtet për avancim në titujt arsimore – shkencore në Universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsim të lartë i cili është në fazën e përpunimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisionin Analiza në TV 24.

“Pas ndryshimit të qeverisë pas revolucionit shumëngjyrësh, u miratua një ligj që uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në profesionet mësimore-shkencore dhe menjëherë u ndje një rënie e intensitetit të punës shkencore-kërkimore. Është zvogëluar, ndër të tjera, numri i punimeve që janë botuar në revista me ndikim faktor dhe kjo ka ndikuar në rënien e UKIM-së dhe universiteteve të tjera në ranglistën e Shangait”, tha Janevska, duke theksuar se është në komunikim të shpeshtë dhe ka janë forcuar mbështetja e menaxhmentit të universitetit ndaj kritereve për avancim në pozita.

 

MARKETING