Nikolloski: Qeveria po punon për të lehtësuar problemet e transportuesve

Nikolloski: Qeveria po punon për të lehtësuar problemet e transportuesve

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi sot se Qeveria po ndërmerr të gjitha masat që janë në kompetencën e saj për t’u dalë në ndihmë transportuesve maqedonas, të cilët përballen me kufizime dhe rregulla të zonës Shengen.

MARKETING

Description of image

Nikolloski tha se një nga mënyrat për të lehtësuar situatën është lidhja e marrëveshjeve dypalëshe me vendet anëtare të zonës Shengen. Sipas tij, marrëveshje të tilla tashmë janë arritur me disa shtete, ndërsa negociatat me vende të tjera do të intensifikohen gjatë periudhës së ardhshme.

“Kemi mirëkuptim të plotë për transportuesit dhe po përpiqemi, brenda mundësive tona, të ndihmojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Bëhet fjalë për rregulla në zonën Shengen dhe për rregulla që rregullohen nga zona Shengen. Ajo që mund të bëjmë ne është të nënshkruajmë marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të zonës Shengen”, deklaroi Nikolloski pas vizitës në Strugë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat e paralajmëruara të transportuesve maqedonas.

Ministri bëri të ditur se në shtator është paralajmëruar një takim i nivelit të lartë me qeverinë austriake, ndërsa në tetor pritet të zhvillohet takim edhe me qeverinë sllovene.

Nikolloski theksoi se negociatat po zhvillohen edhe me Gjermaninë, me synimin që të përfshihen sa më shumë nga rrugët ku transportuesit nga Maqedonia e Veriut kanë frekuencën më të lartë të qarkullimit.

“Ne nuk ndalemi dhe vazhdojmë të punojmë për marrëveshje dypalëshe me të gjitha vendet që janë të gatshme për një bashkëpunim të tillë. Synojmë të mbulojmë në përgjithësi rrugët në të cilat transportuesit maqedonas qarkullojnë më së shumti”, tha ai.

Sipas Nikolloskit, Maqedonia e Veriut tashmë ka marrëveshje me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë, ndërsa po punohet për arritjen e një marrëveshjeje edhe me Gjermaninë.

Ai shtoi se përmes këtyre marrëveshjeve Qeveria synon të lehtësojë kushtet për transportuesit maqedonas në vendet ku qarkullimi i tyre është më i shpeshtë.

MARKETING