Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit, vritet një person
Sulmet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite në jug të Libanit kanë vrarë një person në komunën Maarakeh në rrethin e Tirit, raportoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit, transmeton Anadolu.
Agjencia shtoi se sulmet në agim shkatërruan gjithashtu shtëpi dhe ndërtesa qeveritare në qytetin Bint Jbeil në provincën Nabatieh.
Izraeli ka zhvilluar një ofensivë kundër Libanit që nga 2 marsi, duke vrarë më shumë se 3.700 persona dhe duke plagosur mbi 11.480 të tjerë, përveç zhvendosjes së më shumë se 1 milion njerëzve.
Pavarësisht armëpushimit të 17 prillit, Tel Avivi ka vazhduar ofensivën përmes granatimeve të përditshme dhe shkatërrimit në shkallë të gjerë të shtëpive në dhjetëra fshatra.

